mimi i madh i Singaporit Alonso do te niset i pari

Fernando Alonso do te niset i pari ne garen per Cmimin e Madh te Singaporit ne Formula 1. Piloti spanjoll i Ferrarit regjistroi kohen me te shpejte ne cirkuitin Marina Bay duke lene pas makinen Red Bull te Sebastian Vettel dhe ate McLaren te Lewis Hamilton. Alonso xhiroi pisten me kohen 1.45.390 ne sesionin e trete te provave zyrtare duke siguruar vendin e pare ne vijen e nisjes ne Cmimin e Madh te vendit aziatik.
Kjo gare pritet te jete shume e luftuar duke pare diferencat shume te vogla te rivaleve te tij Vettel dhe Hamilton qe kaluan finishin me vetem pak te qindat me shume se spanjolli. Ne vendin e katert do te niset makina tjeter McLaren e Janson Button ndersa kryesuesi i renditjes se pergjithshme Mark Webber ka regjistruar vetem kohen e peste me te mire.
Australiani i Red Bull ka lene pas pilotin e skuderise Williams Rubens Barrikelo. Shtate here kampioni i botes ne Formula 1 Michael Schumacher nuk ka arritur te shkoje me shume se vendi i nente ne cirkuitin aziatik ndersa dhjeteshja e pare plotesohet nga japonezi i BMW-Sauber Kamui Kobayashi.
Provat zyrtare per Cmimin e Madh te Singaporit kane qene per tu harruar per pilotin tjeter te Ferrarit Felipe Massa i cili do ta filloje garen nga vendi i fundit pasi ne sesionin e pare te provave la pisten si pasoje e nje defekti elektronik ne makinen e tij.