nVidia zhvillon GPU superkompjuterin e së ardhmes

Marketingu i rolit të procesorëve grafikë në sistemet serverike të nVidias po fillon ngadalë të shpaguhet. Pasi që arriti të “shtyjë” GPU-të në disa sisteme superkompjuterike, përfshirë edhe atë të universitetit Virginia Tech, DARPA, agjencia për zhvillim e ushtrisë amerikane e cila, mes tjerash është edhe krijuese e Internetit, ia ka ndarë nVidias 25 milionë dollarë, që me ekipin ku marrin pjesë edhe Cray, Oak Ridge National Library dhe ekipet nga pesë universitete tjera, të bëjnë një hulumtim në fushën e superkompjuterëve të së ardhmes.
Problemi me të cilin ballafaqohen pronarët e supermakinave të sotme është më shumë praktik se teknik – furnizimi. Qendrat e mëdha superkompjuterike të të dhënave janë të kufizuara në 20 MW furnizim (1 MW në vit kushton rreth 1 milionë dollarë), kurse ata brenda kompanive enterprise në edhe më pak fuqi të përgjithshme. Problemi është se superkompjuterët e sotëm janë joefikasë, dhe DARPA dëshiron që projekti të rezultojë me arkitekturën e superkompjuterëve të ardhshëm të cilët do të ofrojnë 1000x më shumë fuqi për wat të shpenzuar, me programabilitet më të lehtë - një problem tejet i madh i maqinave të sotme – dhe, eventualisht tejkalimin e arkitekturës x86 “legacy”, që është mjaft interesant. Ups, shefat e Intelit do ta kapërcenin këtë fjali.
Projekti do të zgjasë tri vjet, ndërsa do të jetë interesant të shihet vizioni i nVidias, e cila pa kurrfarë dileme, do të ketë mbështetje të madhe në GPU-të. Edhe pse GPU-të shpenzojnë më shumë energji në krahasim me procesorët klasikë, dallimi në performansë në aplikacionet paralele me kërkesa të mëdha, çfarë ekzekutohen në superkompjuterë, është 50-80 herë më i madh, dhe madje edhe më shumë. Kështu që problemi më i madh që duhet zgjidhur është programimi më i thjeshtë. GPU-të e sotme janë një ankth i vërtetë për programorët.
Shpresojmë që superkompjuterët e së ardhmes do të ofrojnë luajtje të Crysis me të gjitha detajet në rezolucion 1600x1200, ndoshta madje edhe më të madh.