"Yahoo" aleancë me "Google" shkëputet me "Microsoft"
TOKIO- "Yahoo Japan", motori më i madh i kërkimit në internet në Japoni, ka bërë publik programin e bashkëpunimit me "Google" për të përdorur teknologjinë e kolosit amerikan duke prishur marrëdhëniet me "Microsoft", e cila ndërkohë vazhdon të bashkëpunojë me kompaninë qendrore të "Yahoo" në Sunnyvale të Kalifornisë.
Në një notë të shpërndarë sot për mediat me rastin e publikimit të statistikave tremujore, duke konfirmuar lajmet paraprake të "ëall Street Journal", "Yahoo Japan" shpjegon se do të përdorë publicitetin online dhe sistemet e zhvilluara nga "Google", ndërsa data e kalimit të teknologjisë nga "Microsoft" në "Google" është ende për t'u vendosur.
"Yahoo Japan" zotërohet 40 për qind nga operatori japonez i telekomunikacioneve "Softbank", ndërsa "Yahoo Inc", kompania mëmë në SHBA, zotëron 35 për qind.
(d.b/ANSA/BalkanWeb)