Ëndërron një klub të madh

Pas triumfit në kampionatin botëror U17, Nigeria 2009, me përfaqësuesen e Zvicrës, apetitet e mesfushorit kosovar Granit Xhaka janë rritur. Njëri prej heronjve helvetikë synon të kalojë në ekipin e parë të Baselit, ndërsa më pas ta vazhdojë eksperiencën në një ligë tjetër dhe më të fortë europiane.
17 vjeçari i ka të qarta idetë e tij për të ardhmen. Tek ekipi i parë kam luajtur në një miqësore. Kam luajtur 75 minuta. Nga ajo ndeshje ndiej se jam më afër ekipit të parë, ky është një objektiv imi. Megjithatë, unë do të ulem dhe të bisedoj me menaxherin tim gjatë ditëve të ardhshme e më pas edhe me zyrtarët e Basel, për të diskutuar rreth së ardhmes time, tha Xhaka për të përditshmen zvicerane Blick.
Por, është e qartë se ai nuk pretendon të qëndrojë shumë gjatë në kampionatin zviceran. Një klub i huaj nuk do të ishte asnjë problem për mua, madje një ëndërr. Por, para Botërorit unë kam nënshkruar kontratë dyvjeçare me Basel. Jam i lumtur në klubin aktual. Këtu kam gjithçka që dua dhe që kam nevojë. Nuk ka kurrfarë motivi për të kërkuar ndërrimin e mjedisit tash për tash, deklaroi ai.
Xhaka është ndier mjaft i emocionuar pas rikthimit nga Nigeria, ku së bashku me lojtarët tjerë u pritën si heronj të vërtetë. Me tu kthyer nga atje, ai ka festuar së bashku me familjen e tij, ndërsa thotë se ka pushuar mirë pasi që ishte i rraskapitur.
Prindërit dhe vëllai im më kanë pritur të martën në aeroport. Më pas të gjithë kemi shkuar në Basel për të ngrënë darkë së bashku. Pastaj kam kaluar 19 orë në krevat, 16 prej tyre në gjumë. Isha me të vërtetë i lodhur. Dje isha sërish në Joggeli për masazhe, tha ai për Blick.
Futbollisti kosovar ka folur më detajisht rreth familjes së tij të ngushtë. Babai im punon si kopshtar, kurse nëna ime si furrtare. Që të dy punojnë me orar të gjatë. Mirëpo, mund të them se ata gjetën kohë që ti përcillnin të gjitha ndeshjet tona. Vëllai im, Taulanti, është po ashtu futbollist. Ai luan gjithashtu në Kombëtare (U19). Që të dy kemi luajtur më parë tek U21 e FC Basel. Por, ai në pranverë është përfshirë në skuadrën e parë, vazhdoi Graniti.
Taulanti, model i Granit Xhakës
17 vjeçari Xhaka thekson se model i tij është vëllai i madh. Taulanti është person mjaft i rëndësishëm për mua. Kaloj shumë kohë me të, ku flasim për të gjitha. Për shembull, kur kam nevojë për diçka, e kam një bazë ku të mbështetem. Nuk kam sekrete ndaj tij. Ai është model i lojës për mua si futbollist, edhe pse luan në një pozitë tjetër: ai është mbrojtës, kurse unë luaj si mesfushor ofanziv.
Xhaka tregon se me shoqëri del nganjëherë që të pijë ndonjë lëng apo edhe në kinema. Ai pëlqen matematikën si lëndë në shkollë, por i pëlqejnë edhe gjuhët e huaja. Pohon se flet disa gjuhë si frëngjisht, anglisht, gjermanisht dhe natyrisht, gjuhën e nënës, atë shqipe.
Futbolli ka rëndësi të madhe për mesfushorin me nënshtetësi zvicerane. Ai thotë se ka mësuar që në botën e futbollit mund të përparojë shumë shpejt. Ai shton se ka nevojë për edukatë, pasi që nuk dëshiron të përfundojë në rrugë, ngase futbolli është vetë jeta e tij. Madje aq shumë i kushton rëndësi futbollit, sa që nuk ka kohë as të mendojë për ta gjetur ndonjë vajzë.
Graniti mund ta bëjë një karrierë të madhe
Ylli i futbollit zviceran, Tranquillo Barnetta e ka lavdëruar mesfushorin Xhaka për paraqitjet e tij në botërorin Nigeria 2009. Sipas përfaqësuesit zviceran, nëse futbollisti kosovar vazhdon kështu, atëherë ai mund të bëjë karrierë të madhe në futboll.
Te shënimi i golit kundër Italisë, Graniti tregoi një klasë të vërtetë. Por, nevojitet një kohë që ai dhe shokët e tij ta realizojnë atë që kanë bërë deri tash. Duhet të konsumohet një kohë e gjatë. Sidoqoftë, është e rëndësishme se ai nuk kënaqet kurrë me atë që di dhe vazhdon të punojë. Vetëm në këtë mënyrë, Xhaka do të bëjë karrierë të madhe, theksoi Barnetta.