Kollari, afër Kosovës (V)

Zyrtarët e Kosovës së Vushtrrisë janë pranë arritjes së marrëveshjes me Besnik Kollarin, për ta emëruar atë shef të shtabit teknik në këtë skuadër. Aktualisht klubi vushtrrias është pa trajner, pasi Arbnor Morinës i ka skaduar kontrata me këtë klub me të përfunduar stinori vjeshtor.
Lajmin e ka konfirmuar për Express drejtori sportiv i Kosovës (V), Besim Halili, i cili tregoi se zyrtarët e klubit janë në bisedime me Kollarin.
Opsioni i parë për ne është Besnik Kollari. Ne kemi pasur disa bisedime me Kollarin dhe jemi ende duke biseduar me të. Brenda dy apo tri ditësh besoj se do ti finalizojmë me sukses këto bisedime. Ne duam ta emërojmë trajner atë, sepse Kollari është vushtrrias dhe ka qenë edhe më parë pjesë e klubit tonë, deklaroi Halili për Express.
Në anën tjetër, as Kollari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta marrë përgjegjësinë ndaj ekipit vushtrrias.
Po, i kam pasur disa bisedime me zyrtarët e Kosovës (V) dhe i falënderoj që kanë menduar për mua. Nuk ka ende diçka konkrete, sepse jam duke punuar në Shkollën e Futbollit të Prishtinës. Nuk mund ta përjashtoj mundësinë që ta pranoj ofertën, por ende nuk ka diçka konkrete, tha Kollari.
Besnik Kollari në fillim të këtij kampionati ishte kryetrajner i Prishtinës, nga i cili klub pati dhënë dorëheqje shkaku i rezultateve të dobëta të bardhekaltërve.