ndrra e nje nate vere premiera absolute ne Teatrin Kombetar
Komedia e Shekspirit për herë të parë vjen në skenë nga një trupë profesionistësh. Regjisori nga Kalifornia Xhon Blondell, regjisor vizitor me vepra të Shekspirit në disa teatro të Europës, në intervistën për “ABC News” tregon procesin e vënies në skenë të autorit më popullor në botë: nga hapësira boshe drejt imagjinatës së gjelbër, në botën e Oberonit, mbretit të zanave dhe hijeve, ku njeriu transformohet dhe çlirohet nga ankthet.
John Blondell është profesor i teatrit në ëestmont College, drejton prej vitit 2006, Festivalin e Shekspirit në Santa Barbara, një nga shtatë festivalet e këtij lloji në botë. Emri i tij tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Teatrit Kombëtar në Tiranë kur ai punoi vitin e kaluar “Henri VI” në Maqedoni që u përfaqësua në Festivalin e Shekspirit në Londër. Pas dy shfaqjeve me sukses në Teatrin Kombëtar, “Ëndrra e një nate vere” kthehet në skenë në sezonin e vjeshtës.
Aktorë: Klea Rondo (Hipolita/Titania), Ervin Bejleri (Tezeu/Oberoni), Vasjan Lami (Egjeu/Fundi), Helidon Fino (Filostrati/Djalëmiri), Elia Zaharia (Hermia), Indrit Çobani (Lizandri), Elena (Erjona Kakeli), Florian Agalliu (Demetri), Neritan Liçaj (Fyelli), Holta Dako (Sharra marangozi), Dritan Boriçi (Peti poeti), Sokol Angjeli (Turiri), Roel Llupo (Ngordhalaqi).
Kostumet dhe skena: Blagoj Micevski Muzika: Trimo Dhomi Përkthimi: Vedat Kokona