E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çon Zvicrën n’këmbë

Për shkak të refuzimit të shtetësisë zvicerane, Murtez Ademaj nuk po bindet ta braktisë shtëpinë në të cilën banon me qira. Në shenjë protesta, ai ka mbushur oborrin plot mbeturina. Kërkon t’i jepet nënshtetësia dhe një banesë. Autoritetet e Kantonit Thurgau s’dinë çfarë të bëjnë me të. Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 09:00

Problemi i një familjeje kosovare është bërë lajm kryesor në mediat zvicerane. Murtez Ademaj nga Burgleni i Kantonit Thurgau në Zvicër është bërë i njohur shkaku i një proteste unike ndaj autoriteteve zvicerane.

Ai po konfrontohet me shtetin për shkak të nënshtetësisë, e cila ishte refuzuar sepse ai e merrte ndihmën sociale. Ademaj ishte lënduar në vendin e punës dhe ka 25 vjet stazh pune.

Komuna i kishte dhënë ultimatum për largim nga shtëpia ku banon, por familja Ademaj ka refuzuar me ngulm. Data 10 dhjetor 2010 ishte e fundit e caktuar nga gjykata për largim. Familja gjashtanëtarëshe kishte marrë përgjigje nga komuna se nuk është në gjendje t’i ofrojë banesë tjetër, ndërsa është obligim i familjes që vetë të gjenden si të munden.

Në shenjë proteste, Ademajt kanë nisur grumbullimin e mbeturinave në oborr dhe kanë kundërshtuar të lejojnë shërbimin përkatës për largimin e tyre. Kryeparlamentari ka vënë si kusht për largim dhënien e nënshtetësisë dhe një banese.

Protesta unike e Ademajve ka ngjallur interesim të madh. Kryetari i Komunës, Armin Eugster, kishte deklaruar se për familjen Ademaj do të jetë shumë vështirë të gjejë ndonjë banesë edhe po t’i plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›