E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Afrikë e Jugut 2010", Shqipëria e parafundit në grup

Përfaqësuesja jonë u mund mbrëmë nga Suedia me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e fundit të grupit 1.

Vendasit shënuan tri herë që në 45 minutat e para, dy herë me Melberg në minutat 6’ dhe 42’, dhe Berg pati shënuar golin e dytë në minutën e 40’. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Josip Kuzhe e shënoi Hamdi Salihi në minutën e 56-të. Pesë minuta para përfundimit të takimit Svenson shënon edhe golin e katërt për suedezët.

Në 10 takimet e luajtura Shqipëria arriti të grumbullojë gjithsej 7 pikë, me 1 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje.

Në krye të grupit u rendit përfaqësuesja e Danimarkës me 21 pikë, duke u kualifikuar direkt për në botëror, ndërkohë që Portugalia e vendit të dytë duhet të luajë në ndeshjet e play-off. 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›