“SHIK-u arrestoi Kriston, pasi s’pranoi të bëhej spiun”
“Agjentën e Shërbimit Sekret nuk arritën pas shumë vitesh këmbëngulje të rekrutonin Artan Kriston, ndaj u hakmorrën duke i vënë pranga”, theksoi dje për mediat, Ilir Malindi, avokati mbrojtës.
Ai e quan cinik veprimin e Shërbimit Sekret Shtetror, që sipas avokatit-sajuan një akuzë të tillë ndaj Kristos, i njohur ndryshe si Muhamed Abdullai. Sipas Malindit, Kristo ka publikuar në internet vetëm pjesë të Kuranit, libër ky që nuk nxit veprimet terroriste, përkundrazi përhap paqen midis njerëzve.
Artan Kristo u arrestua tre ditë më parë, lajm i cili u mbajt gjatë në mediat shqiptare edhe pse deri më tani akuzat ndaj tij ende nuk janë provuar nga Prokuroria dhe nuk është dhënë asnjë vendim nga gjykata. Gjykata e Tiranës dha vendimin dje për Kriston, “me burg pa afat”. Tashmë çështja është transferuar në Gjykatën e Durrësit, ku pritet të bëhet edhe gjykimi.