E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Argo" film anti-iranian?

Irani kritikoi filmin “Argo” të regjisorit Ben Affleck, i cili rrëmbeu çmimin kryesor të Oscar-it.

“Këtij filmi anti-iranian i mungojnë aspektet artistike. Është film i dobët nga perspektiva artistike, por nuk kemi pritur diçka tjetër nga armiku”, transmeton BW të ketë thënë ministri për Kulturë i Iranit, Mohammad Hosseini.

“Arko” bazohet në ngjarje të vërtetë dhe flet për ikjen e guximshme të një grupi diplomatësh amerikanë, të cilët fshiheshin në rezidencën e ambasadorit kanadez në Teheran, gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Çmimet më prestigjioze të Hollywood-it, Oscar-ët, janë ndarë të dielën mbrëma në Los Angjelos.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›