"Big Brother" vendos të zbulojë një sekret

"Big Brother" ka vendosur që këtë javë banorët të zbulojnë një nga sekretet e tyre. Duke filluar nga sot, "Big Brother" do t’u japë banorëve indikacione për një nga sekretet, përmes disa provave që ata do të kalojnë. Të dhënat do t’i orientojnë banorët drejt sekretit.
Ata do të kalojnë katër prova, pas të cilave janë fshehur katër të dhëna që identifikojnë sekretin. Detyra e banorëve është që të tregohen të vëmendshëm në çdo provë dhe të përmbushin me përpikmëri çdo detyrë që Big Brother do t’u japë.
Ata duhet të tregohen të kujdesshëm sepse provat janë individuale. Secili prej tyre duhet ta mbajë të fshehtë në rast se arrin të zbulojë indikacionin dhe duhet ta thotë ate vetëm në dhomën e rrëfimit. Në mënyrë absolute ata nuk duhet të komentojnë me njeri-tjetrin këtë. Pas ekzekutimit të katër provave, gjatë kësaj jave banorët do të arrijnë të zbulojnë një nga sekretet. /Indeksonline/