"Barazi në vendimarrje", Lezhë, diskutim për sensibilizimin e grave
Rëndësia e përmirësimit të kujdesit dhe shëndetit ndaj grave ishte në qendër të një tryeze diskutimi të organizuar në Lezhë.
Tryeza u organizua nga rrjeti i grave për "Barazi në vendimmarrje" me mbështetjen e Institutit demokratik amerikan.
Takimi synonte rritjen e përgjegjëshmërisë dhe angazhimit të sistemit shëndetësor për femrat. Në fokusin e diskutimit ishte rreziku i kancerit të gjirit, dhe sëmundjeve të tjera që rrezikojnë shëndetin e gruas. Koordinatorja e projektit Esmeralda Uruçi e vuri theksin te ndërgjegjësimi i vetë grave për parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme dhe nevojën e përhapjes së informacionit.
Rrjeti i grave për barazi në vendimarrje ka nisur një sërë tryezash me gra dhe vajza nga veriu i Shqipërisë, për të sensibilizuar këtë gjini mbi rëndësinë e Shëndetit, dhe të nevojës për më shumë vëmendje.