E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Do mbështesim projektet shkencore

Kryeministri Berisha ka përshëndetur sot kongresin e dytë ndërkombëtar të shkencave mjekësore. Në fjalën e tij kryeministri Berisha duke iu drejtuar studentëve të mjekësisë theksoi se ata duhet të guxojnë sa më shumë në kërkimet shkencore.
"Guxoni sa më shumë në kërkimet shkencore dhe i bëj thirrje petagogëve tuaj ta vlerësojnë punën tuaj shkencore si një nga gjërat më të çmuara" iu drejtua kryeministri studentëve.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se decantrilizimi i shkencës është me rëndësi jetike duke theksuar se qeveria do të mbështesë projektet në kërkimet shkencore duke ofruar lehtësira të mëdha për të gjetur fondet për projektet.
"Ju jeni të angazhuar të studioni në shkencat mjekësore, pra diplomoheni në profesionin më fisnik të gjitha profesioneve të tjetra, por në këtë profesion një gjë është plazma e tij dhe ky është kërkimi shkencor" theksoi më tej kryeministri Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›