E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dashuria e Bjeshkëve... 2" në Prishtinë

Filmi "Dashuria Bjeshkëve të nemuna 2" me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, është shfaqur sonte si premierë në kinemanë ABC në Prishtinë.
Në role kryesore janë Diellza Kolgeci, Florian Agalliu, Jahja Shehu e Çun Lajçi.

Meqë “Top Channel” e ka blerë filmin dhe ka bërë post-produksionin, filmi është shfaqur së pari në muajin prill, në Tiranë.

Gjinia e filmit është aksion dhe romancë. Pas 17 vitesh nga prodhimi i të parit, Kryeziu sjell rrjedhën e ngjarjeve, zhvillimet e jetës së personazhit të vajzës shqiptaro-amerikane Diellza, e cila kishte humbur në mënyrë tragjike të dashurin.

 “Dashuria e Bjeshkëve të nemuna 2” është një bashkëprodhim i Top Channel dhe “Labia Film”. Drejtor fotografie është Erion Muharremi, montazhi Silva Bababramo, me kompozitor Edmond Zhulalin dhe kolonë zanore të kënduar nga Anjeza Shahini.

Fabula e kësaj ndermarrje filmike shtrihet nga koha e pasluftes ne Kosove, ne Bjeshket e Nemuna, ne New York si dhe pjeset e bukura te Shqiperise. Samiri ish-luftetar i UÇK-s, vjen ne Kosove, ne Rugove ne rivarrimin e disa bashkeluftetareve te tij dhe aty njoftohet me Diellzen, te bijen e nje Shqiptaro-Amerikani, bashkeluftetare te tij. Diellza eshte stiliste mode dhe e fton Samirin ne New York ne sfilaten e saj. Lidhja e tyre e nisur pas sfilates ne nje nga restorantet e New York-ut vazhdon edhe ne pjeset me te bukura te Shqiperise. Bota e nentokes e kidnapojne Diellzen per ta shantazhuar Samirin. Kjo situate e alarmon edhe familjen e Diellzes ne Kosove e cila tash vjen ne Shqiperi pas vajzes se tyre. Idila e nisur ne New York, ne Shqiperi shendrrohet ne ankth. Tani ne loje inkuadrohet edhe policia e cila mundohet ta zgjidhe problemin. Ambasada e SHBA-ve interesohet per fatin e qytetares amerikane. Tensioni sa shkon dhe rritet. Ne taborrin e kidnapuesve nisin te lindin konfliktet nga frika mos e kane tepruar.

Kjo odise perfundon në menyre dramatike por te lumtu,r ku secili nga te involvuarit ne zgjidhjen e ketij rasti ne njefare menyre ndihmojne në përfundimin fatlum. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›