"Bota e re" e Bleonës

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon për albumin e parë ndërkombëtar.
Mes aktiviteteve të ndërmarra për promovimin e vehtes në tregun amerikan, këngëtarja ka hapur një web-faqe të re.
“Së shpejti vjen bota e re e Bleonës! Një web-faqe e re që do të ju mbajë të informuar lidhur me çdo gjë”, shkruan në faqen zyrtare të Bleonës në rrjete sociale.
Gjatë javës së kaluar, Bleona qëndroi në Tiranë, ku ishte e ftuar në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike për Barazinë Gjinore.
Para kësaj, ajo këndoi në Peqin e ftuar nga kandidati për deputet i Partise Socialiste të asaj zone. /Indeksonline/