"Dashuria e madhe" e Norës, me videoklip

Këngëtarja Nora Istrefi, pas bashkëpunimit me Bim Bimma me këngën “Gangsta”, vitin 2012 e ka përmbyllur me duetin me anëtarin e KAOS, Vig Poppa në këngën "Big Love".
E vitin e ri, Nora e ka filluar me publikimin e projektit të ri, qe është pikërisht videoklipi i kësaj kënge.
"Big Love" është prodhim i "Three Dots Production", ndërsa që nga publikimi i këngës në programet festive, është cilësuar si hit i ardhshëm në muzikën shqiptare. /Indeksonline/