Elvana dhe Flori, bashkë edhe në 2013

Dy këngëtarët e njohur shqiptar, Florian Mumajesi dhe Elvana Gjata, vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë të ngushtë në muzikë.Ata kanë filluar vitin 2013, duke performuar bashkë në natën e parë të këtij viti, për fansat e tyre në Zvicër.
Elvana është shfaqur si gjithmonë energjike dhe tërheqëse në skenë, e veshur me një fustan të ngjitur pas trupit.
Është përfolur shumë se dy nga këngëtarët më të dëgjuar në hapësirën shqiptare kanë një lidhje, por ata kete e kanë mohuar ne vazhdimesi.
Të njohur ndryshe si "dyshja e famshme shqiptare", ata nuk kanë pushuar gjatë gjithë vitit të shkuar, duke sjellë muzikë që ka kapur majat, ndërsa planifikojnë që me suksese të vazhdojnë edhe këtë vit. /Indeksonline/