"Do e mbyll vajzën në shtëpi"

Ish-kapiteni i kombetares se Anglisë ne futboll, David Beckham, duket se do të jetë babai që kontrollon gjithçka që bën vajza e tij.
Ish-futbollisti anglez ka thënë me shaka për mediat britanike se Harperin do e mbyllë në shtëpi për ta ruajtur nga djemtë, transmeton TCH. Kur u pyet se si do të ndihej kur vajza e tij që do të mbushë së shpejti 2 vjeç do të fillojë të takohet me djem kur të rritet, 38-vjeçari u shpreh: "Ajo nuk do të dalë fare. Do e kyç brenda."
Ai shpjegoi edhe lidhjen që ka krijuar me vogëlushen: "Të kesh vajzë është krejt tjetër gjë. Nuk po them se dua më shumë vajzën se tre djemtë, por ata janë më të pavarur." /Indeksonline/