Krimet e luftës, EULEX-i arreston Shefki Hysenin

(E plotësuar) Burime të indeksonline bëjnë të ditur se është arrestuar Shefki Hyseni.
---
Policia e EULEX-it nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (WCIU) sot ka arrestuar një person i cili akuzohet për krim të luftës kundër popullatës civile sepse pretendohet që ai e kishte përdhunuar një shqiptare të Kosovës gjatë konfliktit në Kosovë, thuhet në një njoftim te EULEX-it
Arrestimi ishte urdhëruar nga një gjykatës i EULEX-it nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK)./Indeksonline/