E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", PS dorezon ankimimin ne Kushtetuese

Partia Socialiste dorezon ne Gjykaten Kushtetuese ankesen per Ligjin e Lustracionit. Ankimimi u dorezua ne Gjykaten Kushtetuese nga sekretari per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafaj.

"Ligji per Dosjet shkel 28 nene te Kushtetutes dhe eshte i paprecedent ne historine e legjislacionit", u shpreh Xhafaj.

Duke kerkuar nga shumica qe te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese per Dosjet, pasi kjo parashikohet edhe me ligj, Xhafaj kerkoi qe maxhoranca te mos nxitohet per ngritjen e Komisionit te Verifikimit te Figurave.

"Cdo anetar i Gjykates Kushtetuese eshte i detyruar te shqyrtoje kerkesat. Nuk ka asnje konflikt interesi", u shpreh Xhafaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›