Shqipëri: Parlamenti përsëri polemika për ligjin e dosjeve
Në
Shqipëri parlamenti u përfshi në polemika një ditë pas deklaratës së
Bashkimit Europian ku shprehej shqetësimi për ligjin e pastërtisë së
figurave në lidhje me disa aspekte si për procedurën ashtu edhe
përmbajtjen. Opozita akuzoi të djathtët duke deklaruar se shqetësimi i
partnerëve ndërkombëtarë ka të bëjë me synimin, sipas saj, që qeveria ka
për të goditur drejtësinë. Por përfaqësuesit e shumicës, ashtu si edhe
pas takimit të djeshëm me trojkën europiane në Tiranë, kanë mbajtur të
njejtin qëndrim se po mbrojnë, sic shprehen, një kauzë të drejtë.