E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri",vetoja e Greqisë, gati që në 2007-ën

Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis ka pranuar se qeveria e vendit të saj ka marrë vendim për bllokimin e hyrjes së Republikës së Maqedonisë në NATO që para verës së vitit 2007. "E dinim se çfarë strategjie do të vijojmë pas të së ashtuquajturës çështja e Shkupit që para verës së vitit 2007. Vendimi ishte marrë më parë. Megjithatë, në asnjë moment gjatë periudhës parazgjedhore nuk lejuam që ky vendim të dalë në opinion, sepse në atë mënyrë do të dëmtonim interesat e vendit", ka deklaruar ministrja e Jashtme greke Bakojanis, në fjalimin e saj para disa ministrave dhe deputetëve nga partia në pushtet "Demokracia e re". Në fjalimin e saj, ministrja greke ka theksuar se Greqia ka arritur sukses në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare në çështjen, që janë prioriteti më i lartë shtetëror. Ndërkohë, që po sot, ministrja e Jashtme greke ka hedhur poshtë zërat për një shtyrje të negociatave me Maqedoninë për çështjen e emrit deri në zhvillimin e zgjedhjeve të 22 marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›