"Ende se kam parë Benitezin"

Ylli francez i Chelseat, Florent Malouda është shfaqur në një intervistë pasi "humbi" që një kohë si lojtar i Chelseat.
Malouda ka kohë që nuk është duke luajtur me Chelsea por se ka thënë kjo gjë nuk e pengon sepse është i kënaqur me pagën e tij prej 100 mijë funtash në javë.
"E respektoj kontratën time me Chelsean që është deri në qershor. Unë nuk jam duke luajtur por kam pagën që më konvenon prej 100 mijë funtash në javë. Janë bërë 56 ditë që kur Benitez është trajner i skuadrës dhe dua të them se ende unë nuk e kam parë atë. Ai nuk më takuar mua duke mos patur interes edhe pse jam lojtar i kësaj skuadre" deklaroi Malouda./Indeksonline/