Suarez: E pyes veten shpesh, çfarë kam bërë unë?

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka deklaruar se është tejet i zhgënjyer me qëndrimin e mediave në Angli ndaj tij. Sulmuesi uruguajan ka thënë se është mësuar që të jetë në ballinën e mediave gjithmonë për të keq, edhe pse ai shënon gola dhe është një nga më të mirët në Premierligë.
"Si duket me emrin tim, shuma gazeta dëshirojnë të shiten. Unë gjithmonë jam në ballinë të gazetave për të keq. Shpeshherë e pyes veten se çfarë kam bërë tani që emri im përmendet.
Në mediat angleze gjithmonë lartësohet emri i Fergusonit. Ato gjithmojnë e ndihmojnë Manchester United. E shikoni sivjet se çfarë ndihme japin që të bëjnë këtë skuadër kampione në Angli. Është vështirë që një amerikano latin të jetë në Angli. Ne jemi të fyer këtu, edhe Tevez e Aguero vështirë adapetohen sepse trajtohen ndryshe nga vendasit.
Unë kam vuajtur shumë për të qenë futbollist. Sot jam një person i njohur në botë. Unë mund të ndihmoj sot Liverpoolin, por Liverpooli nuk varet nga unë. Ne jemi të bashkuar dhë mund të luajm mirë. Si lojtar këtë edicion unë kam shpikur një faull ndaj Stoke Cityt sepse e doja shumë fitoren por padrejtësisht unë u gjykova për golin ndaj Mansfield" deklaroi Luis Suarez./Indeksonline/