"Fama" e Mihrijes dhe Platorit

Këngëtarja Mihrije Braha, ndonëse ka shënuar 45 vite jetë dhe është nëna e një djali, ajo është gjithmonë në formë dhe aktive në skenën muzikore.
Braha ka pasur shumë angazhime në kuadër të festave të fundvitit, duke realiziuar një shfaqje televizive prej 40 minutash, ku përmblidhet pak a shumë karriera e saj në muzikë, si dhe shumë koncerte e emisione tjera festive.
Krahas kësaj, në këtë fundvit ajo ka realizuar një bashkëpunim shumë të veçantë, me të birin, Platorin.
Autor të këngës së titulluar ''Fama" janë çifti Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Çekiç.
Tashmë kënga është publikuar në internet, ndërsa bëhet e ditur se "Fama'' do të shoqërohet edhe me videoklip, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë së shpejti. /Indeksonline/