E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet ne SHBA dekani Bajraba

Prof. Dr. Kosta Bajraba, një nga socialogët e njohur të vendit dhe anëtar i strukturave drejtuese të PS, përgënjeshtroi në mënyrë kategorike lajmin se ai ishte arrestuar në Shtetet e Bashkuara, i akuzuar për vjedhje në një qendër tregëtare në Paolo Alto të Kalifornisë.

Disa media shqiptare online publikuan lajmin se “3 shqiptarë u arrestuan në Shtetet e Bashkuara pasi akuzohen se po vidhnin ne një qendër tregtare”, por i kontaktuar me telefon nga “Top-Channel”, professor Bajraba i hodhi poshtë në mënyre kategorike këto pretendime.

Sipas disa mediave, “policia amerikane bëri të ditur edhe emrat e tyre. Ata janë, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba 23 vjeç”.

Por, zoti Bajraba i tha “Top-Channel” se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm dhe se e gjitha është një histori e sajuar.

Kosta Bajraba mban titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Ai është i angazhuar edhe ne hartimin e programit elektoral të Partisë Socialiste dhe ka detyrën e kryetarit të Grupit të Punës për Çështjet Sociale.

Z. Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit. Aktualisht ai eshte dekan i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në një prej universiteteve private në vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›