"Fundi" i Mourinhos, me 7 plusa

Real Madridi ka fituar edhe një herë në një ndeshje ku u shënuan më shumë se 7 gola. Reali e mposhti Malagën me rezultat 6 me 2 në ndoshta njëren nga ndeshjet e fundit të Mourinhos në "Santiago Bernabeu".
Reali që në minutën e tretë kaloj në epërsi me golin e Albiol. Barazoj Santa Cruz në minutën e 15. Ronaldo realizoj golin e tij të 200-të për Realin në minutën e 26. Ozil shënoj për 3 me 1 në minutën e 33.
Malaga rikthehet në lojë me golin e Antunes në minutën e 36 por që Benzema realigj golin e gjashtë në këtë pjesëlojë në minutën e 45. Në pjesën e dytë u shënua vetëm dy gola. Modric realizoj për 5 me 2 në minutën e 63 ndërsa Di Maria në minutat shtesë.
Malaga pati dy lojtarë të përjashtuar në këtë ndeshje, Sanchez në minutën e 21 u përjashtua ndërsa edhe Demichelis në minutën e 73.