E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Giggs pasues i Ferguson"

Ish sulmuesi i famshëm norvez i Manchester United, Ole Gunnar Solskajer ka deklaruar për mediat angleze se Ryan Giggs do të jetë pasardhës i Alex Ferguson te Manchester United. Solksjaer tha se e di të ardhmen e Giggs dhe emërimi i tij në këtë post do të ishte ideal.

"Giggs është në kërkim të postit të Ferguson. Ai ka potencial të madh për tu bërë menaxher i suksesshëm. Giggs do të luaj edhe një vit tjetër për tu bërë pastaj menaxher. Do të ishte ideal sepse ka punuar shumë me Ferguson dhe është i dashur nga tifozët" deklaroj Solskjaer./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›