Mos u emociononi nga kjo video!

Të gjithë ata që janë të ndieshëm emocionalisht mund të preken nga kjo video qesharake, por interesante. Një vajzë e vogël spanjolle nuk i ndalë lotët duke qajtur pasi që ka dëgjuar se futbollisti i Athletico Bilbaos, Fernando Llorente do të kaloj në Juventus.
Vajza e quajtur Nadia shprehë me lot dëshpërimin që Llorente ka vendosur të kaloj në Juventus. Madje Nadia qanë se pse ai u largua vetëm se Juventus i dha më shumë të holla.
"Llorente im ka ikur. Ai ishte më i dashuri për mua. Pse ai të largohet vetëm se skuadra tjetër i ka dhënë më shumë të holla" ishin fjalët e Nadias të përcjellura me lot që për një moment "të kputnin shpirtin".