E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gymysh" në botën arabe

Bota arabe e pëlqen shumë aktoren e njohur turke, Songul Oden, apo siç e njohim këtu tek ne, si Gymysh. Pasi u bë e famshme falë aktrimit në krah me Mehmetin (Kivanc Tatlitug), ajo vazhdon të shpërblehet me role jo vetëm në teatro, por edhe me pjesëmarrje në seriale jashtë Turqisë. 
 
Ka 7 vite që kur ka xhiruar serialin me Kivanc dhe vazhdon të thyejnë rekord shikueshmërie në shumë vende, përfshirë këtu edhe Lindjen e Mesme. 
 
Në muajin maj ajo do të udhëtojë drejt Egjiptit për të filluar xhirimet e serialit ”Underground". Sipas ''Panorama", për 12 episode që do jetë pjesëmarrëse, ajo do të paguhet hiç më pak se 500 mijë euro. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›