E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mamica" dhe Jonilda në BBA

Është zbuluar për publikun,  në spektaklin e së shtunës mbrëma sekreti më i përfolur në këtë “Big Brother”. 
 
Marselino eshte banori qe ka mbartur kete sekret, te cilin nuk e kane ditur me pare as familja dhe gruaja e tij. Ai ka qene dikur zhigolo.
 
Nderkaq, loja eshte bere edhe me interesante brenda shtepise me te famshme ne Shqiperi, me hyrjen e  dy banoreve te rinj. Ata jane: Edberi 25-vjeçar dhe Vigani 21-vjeçar, dy  miq te ngushte qe jetojne e punojne ne Prishtine. 
 
Klajdi Haruni me banden e tij, kane interpretuar brenda shtepise hitin e tyre te njohur nga Top Fest 8" Mamica", duke i paraprire keshtu ri-hyrjes  ne shtepi te Jonildes, pas nderhyrjes kirurgjikale te kryer gjate javes se kaluar. 
 
Disa hyjne, por dikush duhej te dilte. Publiku ka vendosur me ane te televotimit se e eleminuara e kesaj jave eshte Etleva. Megjithese ajo fitoi 1.5 milione leke pasi sekreti i saj nuk eshte gjetur nga banoret me gjithe shenjat qe “Vellai i Madh” ka lene gjate javes ne shtepi, rrugetimi i vajzes nga Miloti ne “Big Brother” ka perfunduar ketu. 
 
Persa i perket sekreteve, Anaidi ka gabuar dy here gjate kesaj jave ne gjetjen e tyre, njofton TCH. Ajo ka humbur 1.5 milione leke te vjetra, qe kane shkuar ne llogarine e Ilirit, personit sekretin e te cilit ai ka gabuar dy here ta gjeje.
 
Prova e javes eshte fituar nga Iliri dhe Olta, qe me breshken e tyre “Viktoria”, kane vendosur edhe buxhetin e javes ne vijim. 
 
Nderkaq, te nominuarit e kesaj jave jane, Anaidi, i cili eshte ne nominim te perhershem, Arsimi, Xhimi, Marselino, Elona, Olta dhe Elena.  /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›