E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mbreti Lir'' në Dodona

Drama “Mbreti Lir” nga Shekspiri, në regji të Marigona Bekteshit, u shfaq mbrëmë në skenën e teatrit “Dodona” në Prishtinë.

Shfaqja e përkrahur nga Drejtoria e rinisë, kultures dhe sportit të Komunës së Prishtinës, është përgaditur për afro tre muaj, para se të vinte para publikut.

“Realisht, jam ndarë shumë e kënaqur me procesin, derisa ne kemi mbajtë prova dhe kemi punuar nga janari. Përkrah vehtes kam pas dy aktor profesionist që kanë qenë të mrekullueshëm”, ka thenë Bekteshi për Indeksonline, duke theksuar se: “teatri kërkon shumë përkushtim dhe dashuri”.

Regjisorja  e re ia ka lënë publikut vlerësimin e shfaqjes, duke thenë: “Jam shumë e kënaqur që publiku e ka mirëpritur dhe e ka vlerësuar si shfaqje të suksesshme.Per mua ka rendësi që publiku ta përcjellë punën time, sepse në fund janë duartrokitjet që nxjerrin buzëqeshjen e aktorëve dhe regjisorit, kur dalin në fund për tu përshendetur dhe është pikërisht ai moment që të motivon të fillosh me shfaqjen tjetër!”

Në këtë shfaqje aktruan: Bekim Guri, Muhamed Arifi, Natyrë Kallaba, Elhame Kutllovci dhe Adelina Zekolli. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›