E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Muzikën ma mësoi një shqiptar"

Grupi muzikor shumë i njohur nga Bosnje-Hercegovina, "Hari Mata Hari", mbrëmë performuan në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Lideri i grupit, Hari, ka qenë edhe herë tjetër në Shqipëri i ftuar nga "Miss Albania". Përshtypjet që kishte ruajtur kishin qenë të mira dhe frymën pozitive ua kishte përcjellë edhe kolegëve. Mes tyre edhe Zeljko Zuber, i cili kishte njohur shqiptar në rininë e tij dhe madje ka treguar se ishte një shqiptar që e kishte mësuar për muzikën.

"Kam njohur shqiptarë, por jo nga Shqipëria. Kur kam qenë ushtar në ish-Jugosllavi, kam pasur mikun tim më të mirë shqiptar. Quhej Fatmir, ishte nga Prishtina dhe kemi qenë si vëllezër. Dhe përpos kësaj, njeriu që në fakt më prezantoi mua me muzikën, ka qenë shqiptar: Shefqet Hoxha. Ai më mësoi si të luaja muzikë. Isha 18 vjeç dhe ka qenë mësuesi im i parë. Jetonte në Sarajevë dhe ishte nga Prizren, ishte shpërngulur drejt Prishtinës e më pas ka ardhur në Sarajevë,'' ka thënë Zuber për BW, duke shtuar se ka qenë ai njeriu që e bëri artist. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›