Operohet “Zonja e Hekurt”

Ish Kryeministria e Britanisë, “zonja e hekurt” Margareth Thatcher u operua për një tumor në fshikëz, ndërsa ndodhet e shtruar në spital edhe pse jashtë rrezikut.
Zëdhënësi i saj deklaroi se 87 vjeçarja e ka kapërcyer me sukses ndërhyrjen dhe është më së miri.
Thatcher e cila nuk bën të ditur llojin e tumorit dhe as se në cilin spital ndodhet, u shtrua ditën e enjte dhe mund të lërë spitalin brenda pak ditëve./Indeksonline/