"Në Arsenal, po luajnë dobësirat"

Ka ndodhur edhe një përplasje mes asistentit të Arsene Wenger, anglezit Steve Bould dhe lojtarëve të skuadrës. Bould thuhet të ketë kritikuar në masë të madhe lojtarët e Arsenalit pas humbjes me Swansean.
"Po luajmë aq dobët sa që këtë nuk mund ta paramendojmë. Problemi është se në skuadër po luajnë disa dobësira të cilët vetëm luajnë për të marrë pagat e tyre. Kështu më nuk shkon, ata që nuk e meritojnë të luajnë, nuk duhet të luajnë" i'u ka thënë asistenti lojtarëve.
Kjo deklaratë nuk është komentuar ende nga Arsene Wenger. Arsenali ka startin më të dobët në futbollin anglez në 18 vitet e fundit./Indeksonline/