E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho i la jashtë autbousit, CR7 e Kakan!

Një moment interesant është kapur nga kamerat spanjolle kur Real Madrid po nisej me autbus dejtë stadiumit"Santiago Bernabeu" për derbin me Athletico Madrid. Disa nga lojtarët e Realit ishin vonuar për nisje, duke ardhur në momentet e fundit për të zënë autbousin. Ronaldo, Pepe, Coentrao, Arbeloa e Kaka ishin lojtarët që u vonuan.

Ata tentuan të hynin në autobus por që nga ngutia e vonesës, kishin harruar të marrin disa gjëra nga veutra e tyre. Duke e parë këtë situatë, Jose Mourinhos i plasi dhe urdhëroi shoferin e autobusit që të niset.

Këta lojtarë mbetën jashtë autobusit, ndërsa duhej të vinin me një veturë. Hiq të mërzitur nuk u dukën Ronaldo e Kaka për këtë vendim pasi që ata filluan të vallëzonin nën ritmin e hitit "Gangnam Style".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›