E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne jemi staf i bashkuar"

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përgënjeshtruar lajmet mbi mosmarreveshje mes tij dhe ndihmësit Steve Bould pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit.

“Ne jemi një staf i bashkuar. Çfarë është e rëndësishme për ne është e ardhmja, si do të luajmë në Premierligë, në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup e jo se a jemi eliminuar nga Capital One Cup apo jo. Ne të gjithë shikojmë në të ardhmen. Besoj se kemi një skuadër të fortë dhe varet prej atyre që ta tregojnë këtë gjë apo jo “, tha Wenger i cili ka shprehur keqardhje për humbjen ndaj Bradfordit./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›