Liverpuli, dështon atëherë kur s’duhej!

Skuadra e Liverpullit ka dëshpëruar tifozët e vet me humbjen që e pësoi nga skuadra e Aston Vilës, e cila skuadër shënoi fitore midis Anfield Road, duke mposhtur the Reds me rezultatin 1 me 3.
Golin e parë në këtë përballje e shënoi Benteke në minutën e 29,për ta dyfishuar në minutën e 40 përmes Weimann në minutën e 40, me të cilin rezultat përfundoi pjesëloja e parë. Goditjen përundimtare Liverpulit ia dha Benteke me golin e tij të dytë dhe të tretin për ekipin e tij, të cilin e shënoi në minutën e 51.
Skuadra e Liverpulit edhe pse u mundua të bëjë diç më tepër, e gjitha çfarë arriti të bënte ishte të shënonte golin e nderit përmes kapitenit Stiven Gerrard në minutën e 87./indeksonline/