E Diel, 1 Nëntor 2026

"Obama, zezak i vogël"; dorëhiqet ministri hondurian

Një zëdhënëse e ambasadës amerikane e mohoi faktin se Shtetet e Bashkuara po ushtronin presion, duke shpjeguar se ambasada nuk kishte pasur asnjë kontakt me qeverinë që u formua pas grushtit të shtetit, të cilën Uashingtoni nuk e ka njohur.

Dorëheqja e Enrique Ortez erdhi vetëm disa ditë pasi ai la postin e ministrit të Jashtëm dhe mori atë të drejtësisë, pasi kishte bërë komentet e tij për presidentin amerikan.

Qeveria e përkohshme u kërkoi falje Shteteve të Bashkuara.
Një zëdhënës i qeverisë tha se presidenti i përkohshëm Roberto Micheletti e kishte pranuar dorëheqjen.

Obama e cilësoi si të jashtëligjshëm grushtin e shtetit dhe administrata e tij kërkoi rikthimin e presidentit të dëbuar Manuel Zelaya, pezulloi 16.5 milionë dollarë ndihma ushtarake dhe ka kërcënuar se do të ndërpresë edhe 180 milionë dollarë ndihma civile.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›