E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, Kosova dorëzon Deklaratën e 2-të të argumenteve

"Deklarata e dytë duhet të përmbajë përafërsisht 150 faqe, që janë kryesisht komente mbi deklaratat e para me shkrim që kanë bërë vendet e ndryshme në favor të Serbisë, që për fatin e mirë të Kosovës numri  këtyre vendeve është i vogël", ka deklaruar ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni në një intervistë sot në shtypin kosovar.

Hyseni nuk ka dhënë detaje, duke respektuar Kodin e Gjykatës Ndërkombëtare, që sugjeron, siç tha ai, "që mos të bëhet publike përmbajtja e deklaratave deri në fillimin e seancave dëgjimore që pritet të fillojnë më 1 dhjetor".

Dokumenti i Kosovës, deklarata e parë prej rreth 200 faqesh është dorëzuar në gjykatë para  tre muajsh, më 17 prill.

Eksperti i njohur ligjor ndërkombëtar, Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar, është  angazhuar nga institucionet e Kosovës për t’i prirë ekipit të ekspertëve ligjorë  në mbrojtje të ligjshmërisë së pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›