E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prindërit duan nuse shqiptare"

Xherdan Shaqiri është duke jetuar ëndrrën e tij të paimagjinuar ndonjëherë, gati si në film. Që nga klubi futbollistik i Bazelit e deri te Bayerni i Mynihut, ai dita-ditës bëhet akoma më i famshëm.
 
Për momentin  shihet si një nga meshkujt më tërheqësi në Zvicër e Gjermani, edhe pse gjatësia e tij nuk mund të konsiderohet si ajo e një seks- simboli, por të paktën ka forma të mira trupore.
 
Përkundër profesionit që ushtron, 21-vjeçari nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak dhe vazhdon të ngelet beqar. “Vështirë të gjej kohë dhe të ulem në ndonjë restorant, të drekoj me familjen apo të kem kohë për një person që të ma dojë zemra, sepse jetës private duhet t’i kushtohet shumë rëndësi, veçanërisht mashkulli duhet të kujdeset 100% për femrën që e dashuron. Për momentin atë kohë nuk e kam në dispozicion”, është shprehur futbollisti i njohur Shaqiri në një intervistë dhënë për mediat zvicerane
 
 “Prindërit e mi do të ishin shumë të lumtur po të më shihnin të lidhur me një shqiptare.Për ata origjina e bashkëshortes sime ka shumë rëndësi. Unë jam një njeri familjar sigurisht dhe këtë gjë do të doja edhe në të ardhmen. Dhe jo rastësisht shumica e vëllezërve dhe motrave të mia gjenden me mua në Mynih, në vilën tetëdhomëshe, që kam marrë me qira në periferi të qytetit. Vëllai im, Arianiti, kujdeset për gatim dhe larje, Erdini menaxhon karrierën time, kurse motra ime Medina ka një vend të madh në zemrën time.Është vetëm 12 vjeçe dhe jeton ende me prindërit, por më viziton shpesh”, ka thënë kështu Xherdani në bisedën e tij për mediat zvicerane. /Indeksonline/
 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›