Robert Pattinson po i hakmerret Kristen

Dita e të dashuruarve shkoi më së keqi për Kristen Stewart e cila nuk mori as edhe një dhuratë të vetme.
Thuhet e Kristen e ka “bombarduar” me thirrje ish të dashurin, Robert Pattinson teksa ky i fundit po qëndron në Australi për të xhiruar një film të ri.
Ndërkaq, sa për ironi, thuhet se Robert ka qenë duke e bërë të kundërtën. Disa burime thonë si ai vazhdimisht po i telefon gruas së regjisorit Rupert Sanders me të cilin e tradhtoi Kristen.
Pasi gruaja e Rupert, modelja Liberty Ross vendosi të divorcohet nga burri, Robert po mundohet ti ofroj asaj mbështetjen e tij në këtë periudhë të vështirë.
“Robert gjithmonë ka menduar se Liberty është e mahnitshme që kur ajo për herë të parë pozoi për një revistë kur ishte tinejxhere. Ata u kënaqën kur u takuan në Londër gjatë marsit”, tha një burim./Indeksonline/