"Rikja dhe Elona, një marrëdhënie që s'po e kuptoj dot"

Teksa gatuajnë djemtë flasin për Riken dhe Elonën. Anaidi i thotë Ilirit në lidhje me një situatë që i kishte folur Rikes në sy të Elonës, gjë që Anaidi e kishte këshilluar mos ta bënte një gjë të tillë. Sipas tij Rikja e ka bërë Elonën të dalë nga vetja e saj dhe sipas tij duhet të ketë një arsye shumë të fortë.
Ndërsa Ilir mendon të kundërtën, që Rikja nuk kupton asgjë sepse nuk e ka njohur më parë për të kuptuar ndryshimin e saj. Për Anaidin, Elona ka ndryshuar sjellje ndaj Rikes, madje ai citon diçka që Elona ja ka thënë Ilirit më parë: “Mos u sill me Riken, sikur sillesh me Joanën”. Sipas tij kjo gjë nuk duhet të ndodhi në një femër parimore siç pretendon që është Elona. Sepse një njeri me parime, sillet me të gjithë siç duhet, jo sipas interesit. Anaidi nuk kupton ende ndryshimin e Elonës 360 gradë siç e cilëson ai.
Anaidi e çon më tej mendimin e tij duke thënë se është i sigurt që Rikja di shumë gjëra në lidhje me Elonën, madje edhe me Shpendin që ka pasur marrëdhënie, nuk po rri më. Ai thotë se e kupton faktin që janë femra dhe mund të bisedojnë çdo gjë, por deri në pikën që të shkëpusë komplet marrëdhëniet me të tjerët është e tepruar, trasnmeton TCH.
Duke argumentuar lidhjen e Rikes dhe Elonës, Anaidi hedh dyshime që vajzat njihen që jashtë me njëra-tjetrën dhe kjo është arsyeja pse Elona bëhet keq kur reagon Rikja. Ai i shpjegon Ilirit se këtë kohë e ka mbajtur mirë marrëdhënien me Riken dhe si rezultat i kësaj, edhe Elona është sjellë mirë me të. “Elonës nuk i intereson më loja, por vetëm Rikja dhe në disa raste ajo bën edhe rolin e mashkullit” – thotë Anaidi. Iliri dhe Anaidi mendojnë që Rikja është më e zgjuar për sa i përket lojës, sepse pavarësisht debateve afrohet sërish, ndërsa Elona është në ajër sipas tyre./Indeksonline/