E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Romancë dashurie", premierë në Teatrin Kombëtar

Komedia "Romancë dashurie", me regji të Milto Kutalit, shkruar prej autorit italian Aldo de Bendedetti, do të vijë premierë në Teatrin Kombëtar më datë 12 dhe 13 dhjetor. Nën interpretimin e aktorëve Bujar Asqeriu (Artist i Merituar), Anila Bisha, Roland Trebicka (Artist i Merituar) dhe Luljeta Hoxha, me skenografi Sabri Basha, vepra ka në qendër raportet familjare. Ajo sjell për publikun situata plot humor që provokohen nga ngacmime të shpirtit aventurier të protagonistëve e që më pas prodhojnë realitete që mund të cenojnë, madje të çojnë deri në shkatërrimin e familjes. Heronjtë, protagonistët e veprës, janë pjesë e të përditshmes moderne. Si të tillë ata nuk provojnë precedentin "ndarje", pasi shoqëria e sotme, edhe pse jo rëndom, prodhon ende shpirtra të brishtë që kanë të qëndrueshëm gjenin e së mirës njerëzore, vendosur kjo natyrshëm në frymën sunduese të mesazhit të komedisë: "Familja duhet mbrojtur me çdo kusht". "Romancë dashurie" është një produksion i Teatrit Kombëtar në bashkëpunim me "Egnatia Teatër".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›