Topi: Nenë Tereza, zëri i njerëzve të varfër në gjithë globin

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi priti sot në një takim Unionin Italian të Paqes. Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i PS-së, Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Topi tha se humanistja e madhe Nënë Tereza, ishte figura dhe personaliteti i dashur për mbare njerëzimin. "Nënë Tereza është figuara më e spikatur. Ajo sakrfifikoi veten për te tjerët", tha Topi. Kreu i shtetit nënvizoi se është e afërt dita kur Nënë Tereza do të shenjtërohet.
Ai theksoi se Nënë Tereza ishte zëri i njerëzve të varfër në gjithë globin.
Presidenti i Republikës pohoi se Nënë Tereza la një porosi, të ecim në rrugën e paqes.
Kreu i PS-së, Rama pohoi se Nënë Tereza është paqja në botë. Ai vlerësoi inisiativën e Topit për "Rrugën e Paqes".
Ndërsa Gianfranco Costa, kreu i Korpusit Italian të Paqes tha se sot bota e shikon Tiranën si kryeqytet të shpresës.