E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sherlock Holmes" vjen në kinema "Millenium"

“Sherlock Holmes” do të jetë premiera që “Milleniumi” do të shfaqë duke filluar që nga 24 shkurti, një film aksion ku interpreton aktori Robert Downey, portreti si dedektiv i të cilit kësaj radhe vjen në një këndvështrim të panjohur më parë.

Aktori Jude Law luan rolin e kolegut besnik të Holmes, Uatson, një doktor veteran lufte, që është aleati i përhershëm i dedektivit. Armiqtë dhe misteri i tyre mbajnë në ankth historinë e filmit, ndërsa një lidhje dashurie zbut intrigat dhe aksionin e saj. Regjia e këtij filmi mban firmën e Guy Ritchie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›