Muzeu, rikthehet pavioni i genocidit

Ne Muzeun Historik Kombetar, do te rikthehet pavioni i shume perfolur i genocidit. Hapja e ketij pavioni ka qene nje projekt te cilin drejtori i ri i muzeut Luan Malltezi e ka pohuar pak kohe me pare ne nje interviste per televizionin Alsat. Ndersa per fillimin e projektit mbetet vetem aprovimi i fondit. Ndersa shuma që nevojitet për ngritjen e këtij pavijoni nuk do ti kaloje 4 milionë lekë të reja.
Pavijoni, do të shtrihet në një hapësirë prej 500 metrash katrorë dhe mendohet të pasqyrojë disa nga ngjarjet më kulmore gjatë periudhës së diktaturës. Por përveç stendave fotografike, pavijonit nuk do ti mungojne objektet e kohës. Objekte të përdorura nga të burgosur, që nga mjetet e torturës, tek sendet vetjake. Gjithashtu nuk do të mungojnë as video-projektorët, përmes të cilëve do të shfaqen materiale dokumentare. Punimet mendohen të përfundojnë brenda një periudhe shumë të shkurtër, perpara fillimit te sezonit turistik.
Vilma Masha