E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sovraniteti Kinës është rrezikuar nga SHBA-të"

Ai theksoi se këto dy zhvillime kanë shkaktuar probleme në raportet ndërmjet dy vendeve, por “përgjegjësinë për këtë nuk e mban pala kineze, por ajo amerikane”.

Kryeministri kinez më tej njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë politikën e rimëkëmbjes ekonomike, e filluar në fund të vitit 2008 për të përballuar krizën financiare.

"Duhet të garantojmë stabilitetin dhe vazhdimësinë e politikës sonë, gjë që do të thotë se duhet të vazhdojmë një politikë buxhetore vullnetariste dhe një politikë monetare elastike", deklaroi ai në një konferencë shtypi në mbyllje të sesionit të përvitshëm të parlamentit.

"Kina nuk do të përpiqet asnjëherë për hegjemoni kur të jetë një vend i zhvilluar. Ajo është një vend i përgjegjshëm", deklaroi Wen, sipas të cilit zhvillimi i këtij vendi me 1,3 miliardë banorë dhe që është ekonomia e tretë më e madhe në botë, do të kërkojë ende shumë punë. "Do të duhen 100 vjet, madje më tepër, që Kina të bëhet një vend modern", nënvizoi kryeministri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›