Letra e SHBAPS: ParalajmërimMeta mohon
TIRANE- Partia Socialiste i cilëson “si një sharlatanizëm politik dhe mungesë përgjegjësie kombëtare ankesat e qeverisë shqiptare ndaj qëndrimeve të Ambasadorit Withers.” Ndërkohë që zv kryeministri njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta mohon letrën dhe e quan "spekullim të medias".
LETRA E WASHINGTONIT
Dje në media u mësua për një letër që Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Gordon me kërkesë dhe në emër të sekretares së Shtetit Hillary Clinton i dërgoi Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta, si përgjigje ndaj ankesave të përsëritura të qeverisë së Sali Berishës, për qëndrimet e mbajtura nga Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, John L. Withers, II.
Në këtë letër, përmbajtja e së cilës u publikua në media thuhej se Washingtoni mbështeste fuqishëm Withers dhe qëndrimet e tij kritike për shumë cështje të politikës në Shqipëri, përfshirë edhe Gjykatat e Larta.
PS: ESHTE SHARLATANIZEM
Për socialistët “Mesazhi i Departamentit Amerikan të Shtetit është paralajmërim i qartë ndaj aventurës së Sali Berishës për të vënë nën kontrollin personal cdo qelizë të shtetit të së drejtës, përfshirë edhe Shërbimin Informativ Shtetëror.”- deklaron deputeti Ditmir Bushati nga selia rozë.
PS thotë se kjo është një “praktikë okulte” e kryeministrit të cilën e “përdori në 96-‘97, Lulzim Bashën në 2008 dhe Ilir Metën në 2010”, për tu ankuar ndaj përfaqësueve diplomatik të SHBA-ve, të cilët kanë dhënë një ndihmë të pakursyer ndaj vendit.
“Është e pafalshme” thotë Bushati dhe në emër të PS rishpreh vlerësimin e saj për kontributin e Ambasadorit Ëithers në cuarjen përpara të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona dhe ndihmën e tij për Shqipërinë në procesin e demokratizimit dhe integrimit euro-atlantik. PS është e bindur se bashkëpunimi SHBA- Shqipëri do të thellohet më tej me ardhjen e ambasadorit të ri Alexandër Arvizu.
Duke i kërkuar ndjesë SHBA-së, deputeti Ditmir Bushati thotë se kjo qeveri është “e padenjë” për nivelin e lartë të këtij partneriteti dhe premton se kur të vijnë në pushtet “do t’i japin fund këtyre luhatjeve të turpshme dhe SHBA nuk do ndeshen me situata të kësaj natyre.
REAGON META: JANE SPEKULLIME
Zëvendëskryeminisri njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta mohon të ketë dërguar një letër drejtuar Washingtonit për tu ankuar për qëndrimet e mbajtura nga ambasadori amerikan në largim John Withers.
Në një konferencë për shtyp, në përfundim të vizitës së tij diplomatike në Greqi, Qipro, Siri dhe Liban, Zoti Ilir Meta e quajti spekulim lajmin e publikuar në mediat. “Më vjen shumë keq që kjo thatësirë që vjen nga koha ka sjellë dhe thatësirën për lajme. Puna ime më bën që të shkëmbej letra me Washingtonin por nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shtet jashtë për ndonjë ambasador “- sqaroi Meta.
Numri dy i qeverisë shqiptare vlerësoi se marrëdhëniet me SHBA-në janë maksimale dhe do të jenë të tilla edhe në të ardhmen. Ai tha se "marrëdhëniet me SHBA-në, që është aleati ynë kryesor strategjik, kanë qënë, janë dhe do të jenë gjithnjë e më të shkëlqyera". Në këtë kontekst, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i vlerësoi "shumë të mira" edhe marrëdhëniet me Ambasadorin Xhon Uithers, ndërsa përmëndi edhe darkën e lamtumirës para ikjes së Ambasadorit amerikan, Withers, duke shtuar se "me shumë dashuri jemi ndarë me njëri- tjetrin, për t'u takuar së shpejti"
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet vendore, Meta: Për negociatat vendosin forumet