E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Striptiz" i Mrozhekut ne Teatrin Kombetar

TIRANE-Sonte në mbrëmje në ora 19:00, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar në Tiranë do të shfaqet pjesa surrealiste "Striptiz" e autorit polak Sllavomir Mrozhek. Dy intelektualë që pretendojnë lirinë në sjellje e zgjedhje të rrezikshme janë personazhet e satirës absurde "Striptiz" të mjeshtrit polak Slavomir Mrozhek nën regjinë e Arbër Jakllarit. Censura dhe shtypja në një surrealizëm të ri nga Polonia e viteve 60-të në Shqipërinë e sotme, hendeku i lirisë së munguar nga diktatura, morali i sotëm pas një përvoje të hidhur politike siç ishte komunizmi janë subjekt i kësaj satire. "Striptiz", ku luajnë Neritan Licaj dhe Alert Çeloaliaj, është një shfaqje njëorëshe, e cila nuk kufizohet brenda kësaj kohe për shkak të dinamikës psikologjike zbulon dy vullnete të kundërta nën të njëjtën përcaktim. Në "Striptiz" njeri intelektual, beson se vullneti i tij i lirë ruhet mirë nga mosveprimi, ndërsa aktivisti është i përgatitur për të protestuar pa marrë parasysh koston vetëm e vetëm për të mbrojtur vullnetin e tij. Dorëzimi i tyre është i njëjtë demoralizues, të dy të detyruar përfundimisht për të hequr dorë nga liria e tyre.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›